Julia Bacha: Kushtoni vëmendje veprimeve të padhunshme
Në vitin 2003, në fshatin Budrus të Palestinës u zhvillua një protestë e padhunshme që zgjati 10 muaj, për të ndaluar kufirin që po ndërtohej përgjatë ullishteve të banorëve të fshatit. A keni dëgjuar ndonjëherë për këtë protestë? Kam përshtypjen se jo. Prodhuesja e filmave braziliane Julia Bacha na pyet pse vëmendja jonë përqëndrohet vetëm në dhunën e ushtruar në konfliktin Izraelito-Palestinez – dhe jo tek udhëheqësit e kundërdhunës të cilët mbase një ditë do të sjellin paqen.

