Kur një vajzë e vogël sheh një foto, ajo mund të identifikojë elementë të thjeshtë: "macja", "libri", "karrigia". Tani, kompjuterat po zhvillohen mjaftueshëm që dhe ata të bëjnë të njejtën gjë. Çfarë vjen më pas? Në një fjalim drithërues, ekspertja në vizionin komjuterik (computer vision), Fei-Fei Li përshkruan punën e bërë -- duke përfshirë një databazë prej 15 milion fotosh që skuadra e saj ndërtoi për të "edukuar" kompjuterat të kuptojnë imazhet -- dhe çfarë premton e ardhmja.
