A keni parë ndonjëherë një film apo lexuar një roman, duke dëshiruar që të ndryshoni tregimin për të ruajtur karakterin tuaj të preferuar? Projektuesi i lojërave David Cage ju lejon të bëni pikërisht atë në video lojërat e tij, ku lojtarët marrin vendime që formojnë një fabul gjithmonë në ndryshim . Në një bisedë dhe demo live, Cage paraqet një skenë nga projekti i tij i ri, duke i lejuar audiencës të kontrollojë vendimet e karakterit. "Tregimi interaktiv mund të jetë ajo çfarë kinemaja ishte në shekullin e 20-të: një art që ndryshon thellë kohën", thotë Cage.

